Juventus pas Aubameyang

Juventus janë vënë në kërkim të nënshkrimit të Pierre Emerick Aubameyang.

Sport

25/06/2020 19:36

Sulmuesi i Arsenal, Aubameyang, me shumë gjasë do të largohet nga ‘Emirates Stadium’ këtë verë, dhe interesimi për të nuk mungon.

Pasi lidhej me një kalim të mundshëm te Barcelona, tashmë për lojtarin interesim po vjen nga kampionët e Serie A.

Sipas raportimeve të ‘Le10Sport’, Juventus është skuadra që po interesohet për Aubameyang, transmeton lajmi.net.

Përkundër ngecjeve që pati këtë sezon, Aubameyang përsëri ka shënuar 20 gola në 34 paraqitje.

Mbetet të shihet se cila do të jetë oferta e ‘Zonjës së vjetër’ për sulmuesin nga Gaboni. /Lajmi.net/