Juventus në një rrezik financiar, mund të detyrohet të shesë lojtarë

Në raportin financiar, Juventusi ka njoftuar zyrtarisht se kanë humbur më shumë se 110 milion euro.

Sport

26/02/2021 10:48

Bordi i drejtorëve të Juventusit janë takuar për të biseduar rreth kësaj çështje dhe është ardhur në përfundim se duhet të shesin lojtarë për të mbuluar këtë humbje.

Sigurisht që njëra prej arsyeve kryesore pse shumë klube po kanë probleme financiare është pikërisht pandemia, e cila ka ndikuar shumë në gjenerimin e të ardhurave.

Zonja e Vjetër ka konfirmuar se duhet të shesin disa nga lojtarët e tyre në të ardhmen, për të kompensuar humbjet.

Njëra nga mundësitë e tjera është edhe ulja e pagave të lojtarëve, duke filluar nga Cristiano Ronaldo, i cili paguhet 31 milion euro në vjet./Lajmi.net/