Juventus mëson çmimin e Milik

Napoli ka vendosur në tregun e transferimeve sulmuesin Arkadiusz Milik.

Sport

19/06/2020 15:15

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, është i gatshëm të heq dorë nga reprezentuesi polak, për shërbimet e të cilit po kërkon 50 milionë euro.

Është Juventusi që kanë qenë të interesuar për 26 vjeçarin, i cili do të zëvendësonte Gonzalo Hiuguain.

Çmimi prej 50 milionë euro duket i lartë pas krizës që është shkaktuar nga COVID-19, por Juventus po bëhet gati të shesë lojtarë si Federico Bernardeschi, Daniele Rugani e të tjerë, ku do t’i siguronte të ardhurat.

Milik te Napoli është transferuar nga Ajax në vitin 2016, dhe në 83 paraqitje ka shënuar 36 gola./Lajmi.net/