Juventus me komunikatë zyrtare konfirmon besimin e plotë te projekti i Superligës Evropiane

Juventus ka konfirmuar me anë të komunikatës zyrtare që vazhdojnë të jenë besnik në formimin e Superligës Evropiane.

Sport

21/04/2021 13:45

Pas gjashtë klubeve angleze, sot (e mërkurë), Inter, Milan dhe Atletico Madrid konfirmuan largimin, shkruan lajmi.net.

Sidoqoftë, Juventus përmes një komunikate zyrtare njoftoi që janë të bindur në projektin edhe pse janë vetëm disa mundësi që të realizohet.

“Juventusi e di vëmendjen e disa klubeve për largimin nga Superliga, edhe pse procedurat ende nuk janë finalizuar”.

“Juventus është i bindur në projektin duke konsideruar që janë vetëm disa mundësi që të realizohet projekti”, shkruhet në komunikatë.

Pos Juventusit, mbetet që edhe Real Madrid dhe Barcelona të tregojnë qëndrimin e tyre./Lajmi.net/