Juventus konsideron transferimin e De Gea

Juventus mund të provojë transferimin e portierit të Manchester Unitedit, David de Gea në afatin e ardhshëm veror.

Sport

15/09/2021 09:14

“Bianconerët” momentalisht kanë Wojciech Szczesny si zgjedhje të parë, por duan ta zëvendësojnë, transmeton lajmi.net.

De Gea shihet si identifikuar si zgjedhje bashkë me portierin e PSG-së, Keylor Navas.

De Gea ka qenë i mahnitshëm këtë sezon duke bërë disa super pritje në katër ndeshjet e para në Premierligë.

Pavarësisht kësaj, ka dyshime shkaku që kontrata i skadon në fundin e vitit 2022/23.

Spanjolli është ndër më të paguarit, ku fiton 375 mijë euro në javë.

Dean Henderson shihet si e ardhmja e Man Unitedit, andaj De Gea mund të largohet pas një dekade nga “Old Trafford”./Lajmi.net/