Juventus ‘ia sheh hajrin’ Ronaldos – trefishohen të ardhurat nga sponzorizimet
Cristiano Ronaldo po i ndihmon Juventusit edhe jashtë fushës së blertë.
Sport
Ronaldo ka trefishuar të ardhurat e ‘Zonjës së Vjetër’ nga sponzorimi, falë ‘autoritetit’ të tij në rrjetet sociale.
Juve tashmë pranon 45 milionë euro më shumë se para ardhjes së Ronaldo, për shkak se në rrjetet sociale ka rritje për thuajse 70%, shkruan ‘SunSport’, transmeton lajmi.net.
Ndjekësit e Juventus në rrjetet sociale janë ngritur nga 49.7 milionë në 83.8 milionë që nga transferimi i Ronaldos, sezonin e kaluar.
Kjo ndoshta justifikon 29 milionë funtet që Juve ia paguan lojtarit për një vit. /Lajmi.net/