Juventus i përfundon kontratën dy yjeve të skuadrës, planifikohet largimi i shumë futbollistëve të tjerë

Juventus dëshiron që Gonzalo Higuain dhe Sami Khedira të ndërpresin kontratat e tyre, ndërsa trajneri i ri Andrea Pirlo pritet të largojë shumë lojtarë nga skuadra.

Sport

22/08/2020 08:56

Sipas Sky Sport Italia, Pirlo dëshiron të reformojë grupin e lojtarëve të cilët ishin nën drejtimin e Maurizio Sarri, transmeton lajmi.net.

Shqetësimi kryesor është se Higuain dhe Khedira nuk kanë ndërmend të ndërpresin kontratat e tyre më herët, ndërsa Juventus po punon për ta bërë atë.

Këta dy veteranë do të duan të paktën disa nga pagat e papaguara si një shtrëngim duarsh i artë për të lënë klubin, kështu që do të jetë një operacion i kushtueshëm. Të dy kanë kontratë valide me Juven edhe për një sezon.

Pasi Blaise Matuidi u largua për t’u bashkuar në skuadrën e MLS Inter Miami si një agjent i lirë, Juve po shpresojnë që Khedira dhe Higuain do të ndjekin rrugën e tij.

Federico Bernardeschi, Douglas Costa, Mattia Perin, Daniele Rugani dhe potencialisht Alex Sandro, mund të jenë lojtarët e tjerë që mund t’i jap lamtumirën Bardhezinjëve. /Lajmi.net/