Juventus i ofron Ronaldos rinovimin e kontratës

Juventus po planifikon rinovimin e kontratës me Cristiano Ronaldo.

Sport

15/03/2020 15:00

Ylli portugez do të ketë mundësi ta vazhdojë aventurën e tij në Serie A, sipas raportimeve të fundit.

‘AS’ raporton se Juventus po përgatit ofertën e re dy vjeçare për Ronaldo, transmeton lajmi.net.

Sulmuesi ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2022,, por ‘Biankoneri’ duan ta zgjasin qëndrimin e tij në ‘Allianz Stadium’, deri në vitin 2024 së paku.

Nëse Ronaldo arrin marrëveshje, ai do të jetë 39 vjeç gjatë kohës kur lë Juventusin, që do të thotë se ai mund të luaj ndeshjet e fundit në Torino. /Lajmi.net/