Juventus i futet garës për James Rodriguez

Edhe Juventus i është bashkuar garës për shërbimet e James Rodriguez.

Sport

17/02/2020 19:33

Ylli kolumbian nuk po gjen hapësirat e tij te Real Madrid, dhe me shumë gjasë do të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’ në fund të këtij sezoni.

Sipas raportimeve të medieve spanjolle, Juventus pritet të bëjë një lëvizje për yllin e Real Madrid, gjatë merkatos së verës, transmeton lajmi.net.

Rodriguez do të mbush 29 vite në korrik, por vlerësohet se mund të jap kontribut në skuadrën e Juventus.

Kontrata e James me Real Madrid skadon në vitin 2021 dhe thuhet se ‘Los Blancos’ preferojnë të ndajnë rrugët me lojtarin më herët.

Kolumbiani ka regjistraur vetëm shtatë paraqitje këtë sezon në La Liga, duke shënuar një gol. /Lajmi.net/