Juventus gjen zëvendësimin e Chiellinit

Juventus raportohet se është në bisedime me mbrojtësin e Bayern Munich, Jerome Boateng, pas dëmtimit të rëndë të gjurit të Giorgio Chiellini.

Sport

01/09/2019 16:18

Madje ka raporte në Bild që Boateng ka lënë stërvitjen dhe një fotosesion sot, kështu që mund të fluturojë për në Torino brenda disa orësh.

Chiellini theu ligamentin e tij në stërvitje dhe pritet të jetë jashtë fushave për rreth gjashtë muaj, përcjell lajmi.net.

Matthijs de Ligt bëri debutimin e tij në fitoren 4-3 të natës së kaluar ndaj Napolit, por Juve dëshiron që dikush më me përvojë të udhëheqë vijën mbrojtëse pas daljes në pension të Andrea Barzagli.

Sipas Tuttosport, Calciomercato24.com dhe Das Bild, shënjestra e parë është Boateng, i cili tashmë kishte qenë i lidhur me Bianconeri para se të kërkohej De Ligt gjatë verës.

Veterani do të mirëpriste një transferim në Itali, veçanërisht pasi vëllai i tij Kevin-Prince Boateng u bashkua me Fiorentina.

Boateng mbush 31 vjeç javën tjetër dhe ka qenë në Bayern Munich që nga viti 2011, më parë në Manchester City dhe Hamburger SV.

Alternativa të tjera janë Samuel Umtiti i Barcelonës dhe Ezequiel Garay i Valencias. /Lajmi.net/