Juventus gjen alternativën për Di Maria

Skuadra e Juventus është duke shqyrtuar opsionet për krahun e djathtë të sulmit.

Sport

08/06/2022 08:15

‘Zonja e Vjetër’ është në bisedime me yllin argjentinas, Angel Di Maria për një kontratë të mundshme njëvjeçare.

Megjithatë, duket se Di Maria po pret për një ofertë nga Barcelona dhe kjo ka bërë që Juve të identifikojë një alternativë për të.

Sipas ‘Goal’, ‘Biankoneri’ duan shërbimet e Domenico Berardi, nëse nuk arrijnë marrëveshje me Di Maria, përcjell lajmi.net.

Reprezentuesi i Italisë kishte edhe vëmendjen e Milan më herët gjatë këtij viti.

Duket se asnjë lëvizje drejt tij nuk do të bëhet nga Juventus, pa u qartësuar situata e Di Maria. /Lajmi.net/