“Dardanet” kërkojnë sot pikët e para ndaj Malit të Zi në volejboll
Kombëtarja e Kosovës e vajzave në volejboll sot zhvillon përballjen kundër Malit të Zi në kuadër të CEV Volleyball European League 2026. Ndeshja do të luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, me fillim nga ora 17:00. Hyrja për tifozët është falas, duke pritur një mbështetje të madhe nga publiku vendas. Federata u…
Sport
Kombëtarja e Kosovës e vajzave në volejboll sot zhvillon përballjen kundër Malit të Zi në kuadër të CEV Volleyball European League 2026.
Ndeshja do të luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, me fillim nga ora 17:00. Hyrja për tifozët është falas, duke pritur një mbështetje të madhe nga publiku vendas.
Federata u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të pranishëm dhe të përkrahin lojtaret e Kombëtares, duke krijuar një atmosferë sa më të zjarrtë në tribunë.
Ky takim pritet të jetë një test i rëndësishëm për ekipin e Kosovës të vajzave, ndërsa synimi mbetet paraqitja dinjitoze dhe rezultat pozitiv, ku “Dardanet” kërkojnë pikët e para.