Juventus fiton ndeshjen e parë gjysëmfinale ndaj Interit

Skuadra e Juventusit ka arritur që të fitojë me rezultat 2-1 ndaj Interit në gjysëmfinalen e parë të Coppa Italia.

Sport

02/02/2021 22:42

Edhe pse Neroazurët shënuan të parët përmes Lautaro Martinez 9′, në fund humbën ndeshjen, shkruan lajmi.net.

Crisitano Ronaldo 26′ dhe 35′ arriti që të shënojë dy herë në këtë ndeshje për t’i dhënë epërsinë Juventusit dhe epilogun përfundimtar ndeshjes.

Ndeshja e dytë gjysëmfinale  mes dy klubeve do të luhet në Allianz Stadium më 10 shkurt, kur edhe do të vendoset përfundimisht çështja e finalistit të Kupës së Italisë./Lajmi.net/