Juventus fiton me shumë mund ndaj Empolit – merr tri pikët

Skuadra e Juventus ka shënuar fitore ndaj Empoli.

Sport

26/02/2022 20:00

‘Zonja e Vjetër’ shënoi fitore 2:3 në udhëtim, në një ndeshje dramatike, shkruan lajmi.net.

Moise Kean ishte i pari që shënoi gol në këtë ndeshje, në minutën e 32’ të takimit.

Zurkowski brazoi në 1:1 në minutën e 40’ të takimit, derisa Dusan Vlahovic riktheu epërsinë e Juves në minutën e 45+2’.

I njëjti shënoi edhe në minutën e 66’, për të çuar shifrat në 1:3.

Empoli reagoi edhe një herë, me anë të La Mantia, në minutën e 76’, por nuk arriti më shumë sesa 2:3.

Juve numëron tashmë 50 pikë në pozitën e katërt, kurse Empoli ka 31 pikë në pozitën 13. /Lajmi.net/