Juventus e do Paredes në formë huazimi

Leandro Paredes vazhdon të lidhet me një kalim të mundshëm te Juventus. Mesfushori argjentinas, Paredes ishte pjesë e skuadrës së PSG në fitoren e parë në Ligue 1, por emri i tij vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm. Raportime të gazetarit italian të afërt me Juventus, Romeo Agresti thonë se Juve e do…

Sport

08/08/2022 18:42

Leandro Paredes vazhdon të lidhet me një kalim të mundshëm te Juventus.

Mesfushori argjentinas, Paredes ishte pjesë e skuadrës së PSG në fitoren e parë në Ligue 1, por emri i tij vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm.

Raportime të gazetarit italian të afërt me Juventus, Romeo Agresti thonë se Juve e do lojtarin në formë huazimi, përcjell lajmi.net.

Përveç huazimit, Juve dëshiron ta ketë edhe opsionin për blerje në fund të sezonit.

PSG mund të insistojnë në një transferim permanent, ose së paku obligim për blerje në fund të sezonit.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet ndonjë marrëveshje mes dy skuadrave, për Paredes. /Lajmi.net/