Juventus e do me çdo kusht yllin e Chelsea

Skuadra e Juventus është e vendosur që të kryej një transferim të madh gjatë merkatos së janarit.

Sport

25/11/2019 17:18

Kampionët e Serie A nuk kanë arritur që këtë sezon të dominojnë kampionatin e tyre si në vitet paraprake, dhe në janar synojnë të përforcohen.

Duket se do të jetë faza e mbrojtjes ajo ku do të intervenohet fillimisht, sipas medieve italiane.

‘Corriere dello Sport’ shkruan se Juventus do të synojë të transferojë Emerson të Chelsea, transmeton lajmi.net.

Reprezentuesi i Italisë ka kaluar kohë në Serie A edhe më parë, me skuadrën e Palermos dhe Romës.

Mbetet të shihet nëse Chelsea dhe lojtari do të binden nga oferta e ‘Zonjës së vjetër’. /Lajmi.net/