Juventus duan ta shesin Locatellin, synojnë afrimin e Jorginho

Juventus janë duke menduar për disa ndryshime në repartin e mesfushës. Skuadra e Juventus janë gati të ndajnë rrugët me mesfushorin e skuadrës, Manuel Locatelli, nëse pranojnë një ofertë prej 30 milionë eurove për të. Sipas ‘Calciomercato’, ‘Zonja e Vjetër’ duan që të fitojnë ato para nga kartoni i Locatelli, për të transferuar Jorginhon e…

Sport

01/11/2022 15:15

Juventus janë duke menduar për disa ndryshime në repartin e mesfushës.

Skuadra e Juventus janë gati të ndajnë rrugët me mesfushorin e skuadrës, Manuel Locatelli, nëse pranojnë një ofertë prej 30 milionë eurove për të.

Sipas ‘Calciomercato’, ‘Zonja e Vjetër’ duan që të fitojnë ato para nga kartoni i Locatelli, për të transferuar Jorginhon e Chelsea, përcjell lajmi.net.

Një operacion të tillë, skuadra e Juventus synon ta finalizojë gjatë verës së ardhshme.

Arsenal shihet si një destinacion i mundshëm për mesfushorin e Italisë.

Locatelli, 24-vjeçar, iu bashkua Juventusit në një huazim dyvjeçar nga Sassuolo në vitin 2021.

Përkundër paraqitjeve premtuese në Euro 2020, Locatelli dështoi të bindte Maxi Allegrin për një pozitë të përhershme në formacionin startues. /Lajmi.net/