Juventus blen Sandron për 20 milionë euro

Juventus dhe Porto kanë arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit të majtë Alex Sandro për 20 milionë euro.

Sport

17/08/2015 22:07

Alex Sandro do të jetë përforcim i ri i Juventusit.

Sipas “Sky Sport”, “Bianconerët” kanë arritur marrëveshje me Porton për transferimin e mbrojtësit të majtë brazilian.

Kampioni i Italisë do të paguajë rreth 20 milionë euro, edhe pse Sandro ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Porton.

Për të, gjiganti torinez ka përgatitur ofertë pesëvjeçare.