Juventus barazon me Fiorentinan, Inter vazhdon ‘marshimin’ drejt titullit pas fitores ndaj Veronas

Juventus nuk ka arritur të fitojë me shumë se një pikë ndaj Fiorentinas.

Sport

25/04/2021 16:55

“Zonja e Vjetër” barazoi me rezultat 1 – 1 edhe pse ishte më e mirë në lojë.

Ishe Vlahovic që shënoi nga pika e bardhë për të zhbllokuar rezultatin (29′).

Por, rezultatin për Juventusin e barazoi i sapo inkuadruari Alvaro Morata me një supergol nga distanca (46′).

Me këtë barazim, Juventus renditët në pozitën e tretë me 66 pikë, derisa Fiorentina në vendin e 14-të me 34 sosh.

Nga ana tjetër, Inter me rezultat minimal triumfoi ndaj Hellas Veronas.

Ishte Darmian që i solli fitoren “Neurazzurëve” pas asistimit të Hakimit (76′).

Inter me këtë fitore vazhdon ‘marshimin’ drejt titullit me 79 pikë, derisa Verona zë vendin e 10-të me 41 sosh./Lajmi.net/