Juve prezanton trajnerin e ri më 14 qershor?

Tifozët e Juventusit besojnë se trajneri i ri do të paraqitet në media më 14 qershor, pasi zbuluan një shënim në Muzeun J.

Sport

23/05/2019 12:21

Max Allegri u tha se nuk do të jetë në stol vitin e ardhshëm, por zëvendësimi i tij ende nuk është gjetur, me emra të përmendur duke përfshirë Maurizio Sarrin, Pep Guardiolan, Mauricio Pochettinon, Jose Mourinhon dhe Simone Inzaghin.

Disa tifozë të Juve kanë zbuluar se trajneri i ri do paraqitet përpara mediave më 14 qershor, por emri i tij mbetet enigmë, transmeton lajmi.net.

Ata kanë zbuluar se biletat për të hyrë në Muzeun J dhe për ta vizituar stadiumin Allianz Juventus janë hequr papritur nga shitja për datën 14 qershor.

Kjo sugjeron se klubi është duke përgatitur një ngjarje të madhe në atë ditë dhe dëshiron të mbajë vizitorët e rregullt jashtë rrugës. /Lajmi.net/