Juve ofertë për Jorginho
Juventus do të synojë transferimin e Jorginho.
Sport
Jorginho është një nga lojtarët më të preferuar të trajnerit të Juventus, Maurizio Sarri.
Mesfushori që përfaqëson kombëtaren e Italisë ka luajtur nën urdhrat e Sarri te Chelsea dhe te Napoli.
Sipas raportimeve të ‘Calciomercato’, Juve kanë bërë ofertë jozyrtare për lojtarin, transmeton lajmi.net.
Anëtari i Chelsea ka kontratë valide në ‘Stamford Bridge’, por një ofertë e mirë mund të bind Chelsea për të liruar atë.
Jorginho shihet si alternativë e Juventus për Arthur të Barcelonës, i cili me gjasë dëshiron qëndrimin në ‘Camp Nou’. /Lajmi.net/