Juve i sakrifikon dy lojtarë, e rikthen Pogban në Torino
Juventus ka vendosur të hyjë në garë për Paul Pogban.
Sport
Mesfushori francez është rrugës për t’u kthyer në Serie A, me Juventusin që ka shfaqur interesim për shërbimet e tij.
‘Daily Express’ pretendon se Juventus janë të gatshëm të dhurojnë dy lojtarë për të rikthyer Pogban në skuadër, përcjell ‘lajmi.net’.
Kampiontë e Italisë do t’i ofrojnë Manchester Unitedit si shkëmbim Paulo Dybalan dhe Alex Sandron, për t’i bindur për të hequr dorë nga Pogba.
Për kampionin e botës me Francën ka interesim edhe nga Spanja, konkretisht skuadra e Real Madridit./Lajmi.net/