Juve dhe Inter përplasen në merkato – gjigantët në garë për dyshen italiane

Juventus dhe Inter do të kenë një garë të ashpër edhe jashtë fushave të blerta.

Sport

07/03/2020 11:04

‘Derby d’Italia’ do të zhvendoset edhe në merkato, jashtë fushave të blerta, me ‘Zonjën e vjetër’ dhe ‘Zikaltrit’ që pritet të përballen për dy lojtarët italianë.

Inter dhe Juve mund të përballen për Federico Chiesa të Fiorentinës dhe Sandro Tonali të Brescias, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu, sipas shtypit të Milanos, Timo Werner qëndron në radarin e dy skuadrave – tjetër arenë ku mund të luftohet.

Gara e Juve dhe Inter në merkato ka filluar qysh herët, fillimisht me Dejan Kulusevskin, të cilën garë e fitoi Juve, për të vazhduar pastaj me garën e fituar nga Inter për Eriksen.

Mbetet të shihet se kujt do t’i takojë Sandro Tonali, ose Federico Chiesa. /Lajmi.net/