Juve, Chelsea dhe PSG në garë për Achraf

Juventus, Chelsea dhe Paris Saint Germain do të kenë një garë të madhe në merkato.

Sport

02/04/2020 22:37

Tri skuadrat e mëdha evropiane janë duke shfaqur interesim për lojtarin që aktualisht luan me Dortmund, Achraf Hakimi.

‘AS’ shkruan se Real Madrid do të kenë konkurrencë për të rifituar shërbimet e mbrojtësit Hakimi, transmeton lajmi.net.

Anëtari i kombëtares së Morokut ka impresionuar gjatë huazimit të tij te Dortmund, duke bindur edhe Real Madridin se ka një të ardhme në ‘Santiago Bernabeu’.

Por, ‘Los Blancos’ do ta kenë të vështirë që të kthejnë lojtarin, pasi do të kenë konkurrencë të madhe gjatë verës.

Chelsea, Juventus dhe Paris Saint Germain do të jenë skuadrat që do të interesohen për kartonin e lojtarit. /Lajmi.net/