Juve barazon me Atalantan, Napoli turpëron Interin
Juventusi nuk ka shkuar më shumë se barazim 1-1 ndaj Atalantas, në ndeshjen e fundit të Massimiliano Allegrit në stadiumin e Juves.
Sport
Mysafirët morën një rezultat pozitiv për luftën për sigurimin e plasmanit në Ligën e Kampionëve, çka tashmë me një fitore në ndeshjen e fundit e prenë biletën në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Evropë.
Atalanta kaloi në epërsi fillimisht me Ilicic (33’), ndërsa vendasit barazuan dhjetë minuta para fundit me Mario Mandzukic, përcjell lajmi.net.
Napoli e ka turpëruar Interin me rezultat 4-1 dhe tashmë vetëm fitorja në ndeshjen e fundit i siguron vendin e katërt ‘Zikaltërve’.
Ekipi i Ancelottit shënoi katër gola me Zielinskin (16’), Mertens (61’), Ruiz (71’) dhe sërish Ruiz (79’) , ndërsa golin e nderit për mysafirët e realizoi Mauro Icardi nga pika e bardhë.
Interi ndeshjen e fundit e luan si vendas ndaj Empolit të rrezikuar për rënie.
Më poshtë tabela e Serie A një javë para përfundimit të kampionatit. /Lajmi.net/