Justin Bieber më i mirë se super futbollisti i Real Madridit (FOTO)

Tifozët e Barcelonës kanë filluar shakatë duke thënë se ylli i muzikës Justin Bieber është futbollist më i mirë se sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Sport

22/11/2016 11:22

Justin Bieber vizitoi Barcelonën të hënën duke u paraqitur në stërvitjen e gjigantit katalan.

Dhe, tifozët e kampionit të La Ligës mbetën të impresionuar nga aftësitë e tij.

Andaj, disa prej tyre madje e kanë shpallur si futbollist më të mirë se Cristiano Ronaldo e Paul Pogba, përcjell “Lajmi.net”.

Këngëtari nga Kanadaja u fotografua së bashku me yjet e Barcelonës si Neymar, Rafinha e Lionel Messi.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.