Jurgen Klopp tregon për situatën me lëndime që e ka kapluar skuadrën e tij

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp në konferencën e sotme për media ka përditësuar për situatën me lëndime që e ka kapluar skuadrën e tij. Diogo Jota dhe Curtis Jones u lënduan në fitoren 4:1 kundër Brentfordit, kurse Alisson nuk u paraqit pasi që thuhej se ai ishte lënduar, raporton KosovaPress. Spekulimet për Alisson dolën të…

Sport

20/02/2024 17:46

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp në konferencën e sotme për media ka përditësuar për situatën me lëndime që e ka kapluar skuadrën e tij.

Diogo Jota dhe Curtis Jones u lënduan në fitoren 4:1 kundër Brentfordit, kurse Alisson nuk u paraqit pasi që thuhej se ai ishte lënduar, raporton KosovaPress.

Spekulimet për Alisson dolën të vërteta, ndërsa Klopp e ka konfirmuar se edhe Trent Alexander-Arnold dhe Dominik Szoboszlai ende nuk janë rikuperuar nga lëndimet e tyre.

“Diogo Jota ka problem me gjurin e tij, ai mungon, me të rikuperimi do të marr më shumë se një muaj. Alisson ka lëndim në muskul, ai mungon. Curtis ka problem me ligamentin e ashtit, gjithashtu mungon. Trent dhe Szoboszlai ende nuk janë të gatshëm”, tha Klopp.