Jurgen Klopp ka dy sulmues në pikëpyetje për finalen e Kupës së Ligës kundër Chelsea
Probleme në sulm për trajnerin e Liverpoolit.

Sport
Bëhet fjalë për Roberto Firmino dhe Diogo Jota, të cilët u lënduan të mërkurën e kaluar në ndeshjen e 1/16 në Ligën e Kampionëve kundër Interit, në San Siro(0:2) dhe munguan të shtunën në fitoren 3:1 ndaj Norwich City.
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp tha se nuk e di nëse do t`i ketë dyshen në dispozicion, për finalen e Kupës së Ligës.
“Është shumë herët”, njoftoi gjermani në një deklaratë për klubin, transmeton lajmi.net. “I kam parë të dy sot, duken në gjendje të mirë – por ata gjithmonë duken mirë”, shtoi ai.
“Duhet të shohim se si zhvillohet ngjarja, por do të provojmë maksimumin që t’i kemi në dispozicion”, ishin fjalët e Klopp.
Të mërkurën, në ‘Anfield’, Liverpooli presin Leeds me synimin për të ngushtuar diferencën e liderit të Premier Ligës, Manchester City në vetëm tri pikë.
Pas kësaj ndeshje, ‘të kuqtë’ do të përballen të dielën në ‘Wembley’ në finalen e Kupës së Ligës ndaj Chelseat me fillim nga ora 17:30./Lajmi.net/