Juninho, Henry e Ferdinand në BBC

Ish reprezentuesi brazilian Juninho i është bashkuar yjeve si Thierry Henry e Rio Ferdinand në ekipin e BBC-së, në rolin e analistit, për Kampionatin botëror.

Sport

13/05/2014 12:20

Ish reprezentuesi brazilian Juninho do t’i bashkohet ekipit të BBC-së si analist gjatë Kampionatit botëror.

41-vjeçari, anëtar i skuadrës së Brazilit që fitoi Botërorin më 2002, krijoi famë në Angli gjatë tri aventurave me Middlesbrough dhe mendimet e tij për garën në vendlindjen e tij do të jenë të rëndësishme.

Ai i bashkohet yjeve të tjerë si Thierry Henry dhe Rio Ferdinand si emrat më të mëdhenj të cilët tashmë kanë arritur marrëveshje me transmetuesin BBC.

Juninho shquhej si specialist i goditjeve të lira, ndërsa në futbollin kontinental bëri emër si anëtar i Olympique Lyonit, skuadër të cilën e përfaqësoi gjatë periudhës 2001-2009.

Kurse, për Brazilin luajti mes 1999-2006 dhe bëri 40 paraqitje duke shënuar gjashtë gola.