Julian Alvarez flet për transferimin te City: Kam biseduar me Guardiola, jam admirues i tij

Julian Alvarez ka dhënë komentet e tij lidhur me transferimin te Manchester City.

Sport

06/02/2022 09:05

Sulmuesi argjentinas, Alvarez ka nënshkruar kontratën e tij me Manchester City dhe së shpejti do ta lë skuadrën e River Plate.

Për këtë vendim duket se rol ka luajtur edhe Pep Guardiola, i cili është në mesin e atyre që admirohet nga lojtari.

“Unë personalisht jam i lumtur. Bisedova me përfaqësuesit, klubet biseduan dhe ndodhi”, ka thënë Alvarez, transmeton lajmi.net.

“Unë veçse kam diskutuar me Guardiolan, pata bisedë të vogël. Jam admirues i tij. Ai më mirëpriti dhe isha i lumtur që iu bashkova projektit të tij”, shtoi lojtari.

Julian Alvarez do të qëndrojë me River Plate deri në fundin e Copa Libertadores. /Lajmi.net/