“Ju më njihni” – Peci deklarohet pasi nuk i dhezi tubimi hapës me Kurtin në Mitrovicën e Jugut

Kandidati nga koalicioni VV-Guxo-Alternativa në Mitrovicë të Jugut, Faton Peci ka dal me një postim apsi tubimi hapës nuk i dhezi. Përkundër që e kishte edhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin në tubim, një numër jo shumë i madh i qytetarëve u shfaqën, transmeton lajmi.net. Këtë e dëshmojnë pamjet nga disa kënde, përkundër që Peci…

Lajme

13/09/2025 18:23

Kandidati nga koalicioni VV-Guxo-Alternativa në Mitrovicë të Jugut, Faton Peci ka dal me një postim apsi tubimi hapës nuk i dhezi.

Përkundër që e kishte edhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin në tubim, një numër jo shumë i madh i qytetarëve u shfaqën, transmeton lajmi.net.

Këtë e dëshmojnë pamjet nga disa kënde, përkundër që Peci në postimin e tij u mundua që të fsheh numrin e vogël të pjesëmarrësve.

“Ju më njihni mua!”, kështu shkroi ndër të tjera Peci në postimin e tij.

Postimi i plotë:

🤝Sot, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, e hapëm fushatën në Mitrovicë, në sheshin “Isa Boletini” për rrugëtimin tonë politik drejt një qeverisjeje lokale që i shërben qytetarëve, zhvillimit dhe barazisë.
🇽🇰Mitrovica na tregoi që ka energjinë dhe vullnetin për ndryshim, prandaj bashkë me qytetarët po hapim një kapitull të ri për të ardhmen e qytetit tonë.
✅Me punë dhe përkushtim, do të ndërtojmë një Mitrovicë që hap rrugë për zhvillim ekonomik, investime publike dhe mirëqenie të barabartë për të gjithë qytetarët.
✋Ju më njihni mua!/lajmi.net/