Ju kujtohet 2-vjeçari që pinte 40 cigare në ditë? Shikoni si është bërë sot

10 vite më parë, një vogëlush indonezian, i quajtur Ardi Rizal, shokoi botën me historinë e tij. Ai asokohe ishte vetëm 2 vjeç, por megjithatë konsumonte 40 cigare në ditë.

Fun

30/11/2020 20:23

Në atë kohë thuhej se vogëlushi kishte krijuar varësi nga duhani, gjë e cila i kishte shkaktuar dhe probleme shëndetësore, transmeton Lajmi.net.

Kjo histori mbushi të gjitha mediat botërore dhe të ndikuar nga ky presion, qeveria indoneziane reagoi dhe e dërgoi djalin në një qendër rehabilitimi. Ardi arriti që të harronte zakonin e vjetër, por kjo u arrit me një kosto, ai nisi të ushqehej shumë e si rrjedhojë të shëndoshej së tepërmi.

Ardi tashmë është 12 vjeç dhe sipas mjekëve bën një jetë të shëndetshme. /Lajmi.net