Jovic shërohet nga COVID-19

Sulmuesi i Real Madridit, Luka Jovic është shëruar nga COVID-19.

Sport

03/12/2020 15:21

Serbi doli pozitiv gjatë muajit të nëntorit dhe humbi disa super ndeshje, transmeton lajmi.net.

Lojtari do rikthehet në stërvitje dhe do jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës kundër Sevillas të shtunën.

Sidoqoftë, trajneri Zinedine Zidane është duke pritur vendimin edhe për yjet e tjerë, si Sergio Ramos, Dani Carvajal dhe Alvaro Odriozola që janë duke u shëruar nga lëndimet.

Thuhet se Odriozola do jetë i gatshëm, derisa dyshja Ramos e Carvajal do e humbas këtë përballje./Lajmi.net/