Joshua thotë se lufta me Deontay Wilder po afrohet

Anthony Joshua po përgatitet për një përballje në muajin dhjetor me Deontay Wilder në Arabinë Saudite, duke besuar se lufta që po pritet për shumë vite është afër realizimit. Dy herë kampioni i botës në peshën e rëndë shënoi rikthimin e tij në ring me një fitore unanime me pikë ndaj Jermaine Franklin në ‘O2…

Sport

25/04/2023 13:10

Anthony Joshua po përgatitet për një përballje në muajin dhjetor me Deontay Wilder në Arabinë Saudite, duke besuar se lufta që po pritet për shumë vite është afër realizimit.

Dy herë kampioni i botës në peshën e rëndë shënoi rikthimin e tij në ring me një fitore unanime me pikë ndaj Jermaine Franklin në ‘O2 Arena’ në prill, faza e parë kjo e një plani prej tre luftërave të hartuar për ta kthyer atë në majën e këtij sporti.

Këto plane dukej se ndryshuan menjëherë pas fitores, me Joshuan që zbuloi pak më shumë se një javë më vonë se ai nuk do të luftojë më deri në dhjetor, përcjellë lajmi.net.

Boksi i peshave të rënda ka qenë i mbushur me thashetheme për një turne spektakolar me katër emrat më të mëdhenj; Joshua, Wilder, Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury.

Është sugjeruar se Joshua dhe Wilder madje mund të luftojnë në të njëjtën natë që Usyk dhe Fury do ta zhvillonin përplasjen e tyre të padiskutueshme në një ngjarje historike për sportin e boksit.

Fituesi i medaljes së artë olimpike në vitin 2012 ka luftuar dy herë në Arabinë Saudite, kundër Andy Ruiz Jr në vitin 2019 dhe revanshin e tij me Usyk verën e kaluar.

“Nga përvojat e mia me Arabinë Saudite, nëse ata thonë se do të bëjnë diçka, ka më shumë gjasa që ta bëjnë atë”, tha Joshua për ‘Metro’.

‘Pra, kjo është një mundësi reale. Dhe pastaj ju i lini të tjerët të bëjnë atë që bëjnë ata. Por si njeriu prapa skenave, është e rëndësishme të filloni të përgatiteni.’, ka shtuar ai.

Joshua dhe Wilder kanë qenë në rrugën e një dyluftimi që kur i pari fitoi titullin e tij të parë botëror në vitin 2016, duke marrë rripin e IBF pasi mposhti Charles Martin në një nga netët më të famshme në karrierën e tij.

Një vit më parë, Wilder u kurorëzua kampion i WBC-së, një rrip që do ta mbronte me sukses 10 herë përpara se Fury të përfundonte mbretërimin e tij në shkurt të vitit 2020./Lajmi.net/