Joshua merr paralajmërimin për duelin e mundshëm ndaj Wilder – mund të nokautohet
Anthony Joshua është duke kërkuar për një kundërshtar për duelin e tij të ardhshëm.

Sport
Dy herë kampioni botëror në peshat e rënda të boksit planifikonte revanshin ndaj Oleksandr Usyk, por ky i fundit me gjasë nuk do të mund të duelojë, si pasojë e gjendjes së krijuar në Ukrainë, pas agresionit rus.
AJ thuhet se po shqyrton emra si Joe Joyce e Deontay Wilder, por për këtë të fundit ka marrë një paralajmërim nga ish-boksieri Carl Froch.
“Nga një pikëpamje biznesore, mos u përball me Deontay Wilder sepse me shumë gjasë do të nokautohesh”, ka thënë Froch, transmeton lajmi.net.
“Ai është një goditës masiv”, shtoi ai. “Nëse merr një goditje në mjekër, është meç i mbyllur, tha mes tjerash ish-boksieri.
AJ i humbi titujt e kampionit botëror në duelin e parë me Usyk. Synimi i tij ishte rikthimi i titujve, por një gjë e tillë me gjasë do të vonojë. /Lajmi.net/