Joshua – Fury mund të ndodhë në vitin 2020: Ky është skenari pasi dueli me Pulev është shtyrë

Pas shtyrjes së duelit mes Anthony Joshua dhe Kubrat Pulev, mega dueli i AJ me Tyson Fury po afron.

Sport

03/04/2020 19:55

Komente lidhur me situatën e komplikuar nga Covid19 ka dhënë edhe promotori i Joshua, Eddie Hearn, i cili ka folur për duelin Joshua – Fury, duke thënë se mund të ndodhë në vitin 2020.

Sipas promotorit britanik, nëse Joshua obligohet të zgjedhë vetëm një duel për këtë vit, ai duel do të jetë me Fury. Kjo nënkupton se AJ do të lë anash duelin me Pulev, që do të thotë se do të rrezikojë një titull kampioni.

“Nëse dueli me Pulev shtyhet përtej korrikut, atëherë Joshua është në situatë ku ka të drejtë për vetëm një duel këtë vit, dhe ai do të dëshironte ta kishte ndaj Tyson Fury”, ka thënë Hearn, transmeton lajmi.net.

Fury në anën tjetër pritet të kompletojë trilogjinë e tij me Deontay Wilder më vonë gjatë këtij viti.

Mbetet të shihet se si do të riaranzhohet kalendari në boks, pas situatës së krijuar nga koronavirusi.

Joshua dhe Fury mund të përballen më herët sesa është planifikuar. /Lajmi.net/