Joshua akuzon Wilderin: Po e përdor emrin tim për famë

Boksieri britanik, Anthony Joshua, ka akuzuar ashpër rivalin e tij, Deontay Wilder, duke thënë se po e përdor emrin e tij vetëm për famë.

Sport

25/05/2019 23:32

AJ, i cili aktualisht mban titullin e kampionit në IBF, WBA, IBO dhe WBO, ka thënë se amerikani po bën lojëra të pista.

Sipas Joshua, Wilder e përdor emrin e britanikut vetëm për të marrë vëmendjen nga publiku, siç ka thënë ai, për të bërë PR.

“Ai ka thënë se dëshiron të përballet me mua tash e sa kohë. Tani, nëse nuk do, unë mendoj se ai po bën kampanjë marketingu, duke përdorur emrin tim” ka thënë Joshua, transmeton lajmi.net.

“Ai flet për mua gjithë kohën. Por, nuk vepron siç thotë. Ai nuk po lufton për ato që beson” ka thënë tutje AJ.

“Nuk besoj se do të luftojë me mua pas këtij dueli, pasi po dëgjoj se Ortiz është duke u përmendur në radhë” ka thënë Joshua ndër të tjerash.

Joshua duelin e radhës do ta ketë kundër Andy Ruiz JR, më 1 qershor, në ‘Madison Square Garden’, të Nju Jorkut. /Lajmi.net/