Jose Mourinho thumbon kritikët

Menaxheri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho ka reaguar ndaj kritikëve të tij.

Sport

26/03/2021 16:04

Menaxheri portugez ishte i mllefosur me fjalët e kritikëve ku sipas tij ata nuk janë në dijeni që çka flasin, shkruan lajmi.net.

Sipas Mourinhos, kritikët po merren me taktika dhe analiza që ata vet nuk i kuptojnë.

“Nuk mendoj që ndokush do të diskutojë shkencën e raketave me ata që punojnë në NASA, por çdokush përreth botës mendon që mund të diskutojë për futbollin me njërin nga menaxherët më të rëndësishëm të sportit”, përfundoi Jose Mourinho./Lajmi.net/