Jorginho hyn në histori të Premier Ligës me golin e shënuar ndaj Newcastles
Chelsea fitoi me rezultat të pastër prej 3-0 si mysafir i Newcastles, ndonëse të tri golat erdhën në pjesën e dytë.

Sport
Golat për ‘blutë’ u shënuan nga James (65′ 77′) dhe Jorginho (81′).
Me golin e shënuar nga penalltia, Jorginho tashmë ka hyrë në histori të Premier Ligës.
Jorginho është bërë lojtari i parë në histori të Premier Ligës që shënon në 10 penallti radhazi në kompeticion, diçka që askush më parë nuk e kishte bërë pas 10 tentimeve të para të realizoj në secilat prej tyre.
10 – Jorginho is the first player in Premier League history to have 10 consecutive goals in the competition come from the penalty spot. Specialist. pic.twitter.com/8QnKaGfoeC
— OptaJoe (@OptaJoe) October 30, 2021
Ndryshe, Chelsea me këtë fitore e përforcoi pozitën e parë në tabelë me 25 pikë të mbledhura, të paktën tre më shumë se sa përcjellësi i dytë. /Lajmi.net