Jorginho dëshiron dyfishin e pagës aktuale për të vazhduar me Chelsea

Mesfushori i Chelsea, Jorginho ka treguar dëshirat e tij për kontratën e re. Chelsea janë duke punuar për të arritur një marrëveshje të re me mesfushorin Jorginho, por negociatat s’do të jenë të lehta. Raportime të ‘Sport’ bëjnë të ditur se Jorginho i ka bërë të ditur klubit se dëshiron 13.6 milionë euro pagë, për…

Sport

06/11/2022 18:25

Mesfushori i Chelsea, Jorginho ka treguar dëshirat e tij për kontratën e re.

Chelsea janë duke punuar për të arritur një marrëveshje të re me mesfushorin Jorginho, por negociatat s’do të jenë të lehta.

Raportime të ‘Sport’ bëjnë të ditur se Jorginho i ka bërë të ditur klubit se dëshiron 13.6 milionë euro pagë, për rinovimin, përcjell lajmi.net.

Kjo shumë është dyfishi i pagës aktuale të 30-vjeçarit.

Barcelona është në mesin e skuadrave që po monitorojnë situatën e lojtarit. /Lajmi.net/