Johnny Depp zëvendësohet nga ky aktor në “Fantastic Beasts”
Mads Mikkelsen do ta zëvendësojë aktorin Johnny Depp.

ShowBiz
Mads Mikkelsen do të zëvendësojë Johnny Depp si magjistari mashtrues Gellert Grindelwald në serinë “Fantastic Beasts”, ka njoftuar Warner Bros, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.
Depp u largua nga seria në fillim të këtij muaji pasi humbi një gjyqin për shpifjeje mbi një artikull të gazetës më 2018, që e quajti atë një “abuzues gruaje”.
Mikkelsen është aktor danez, ka luajtur më parë në filma përfshirë Casino Royale dhe Doctor Strange.
Pjesa e tretë e serisë do të dalë në verën e vitit 2022.
Njoftimi erdhi shumë pak kohë pasi Depp iu mohua leja për të apeluar kundër vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila arriti në përfundimin se ai sulmoi ish-gruan e tij Amber Heard.
Aktori gjithashtu është urdhëruar të bëjë një pagesë fillestare për “The Sun”, News Group Newspapers, me gati 630,000 funta për tarifat e tij ligjore.
Depp bëri një paraqitje të shkurtër si Grindelwald në vitin 2016 në Fantastic Beasts and Where to Find Them dhe përsëriti rolin e tij në Fantastic Beasts 2018: The Crimes of Grindelwald.
Në film luajnë gjithashtu Eddie Redmayne dhe Jude Law dhe janë parathënie të tetë filmave Harry Potter, të cilat ishin bazuar në romanet e JK Rowling.
Mikkelsen, 54 vjeç, gjithashtu u shfaq në Rogue One: A Star Wars Story dhe luajti Hannibal Lecter në serinë televizive Hannibal. /Lajmi.net/