Joaquin: Po largohem nga kjo që ka qenë pjesë e jetës sime/ Futbollisti spanjoll pensionohet nga futbolli

Futbollisti spanjoll, Joaquin edhe zytarisht i ka dhënë fund futbollit aktiv në moshën 41-vjeçare. Sulmuesi i Real Betis sot në konferencë për media njoftoi tërheqjen nga futbolli aktiv, shkruan Lajmi.net Me lot në sy, ai iu drejtua gazetarëve dhe të pranishmëve në këtë konferencë më këto fjalë: “Sa e vështirë është të largohem nga kjo,…

Sport

20/04/2023 16:32

Futbollisti spanjoll, Joaquin edhe zytarisht i ka dhënë fund futbollit aktiv në moshën 41-vjeçare.

Sulmuesi i Real Betis sot në konferencë për media njoftoi tërheqjen nga futbolli aktiv, shkruan Lajmi.net

Me lot në sy, ai iu drejtua gazetarëve dhe të pranishmëve në këtë konferencë më këto fjalë: “Sa e vështirë është të largohem nga kjo, ka qenë pjesë e jetës sime për aq koha sa e mbaj në mend. Futbolli, Real Betis është jeta ime”.

Joaquin ka fituar pak tituj gjatë karrierës, por ka qenë shembull i vërtetë i futbollit ndër vite. Ai ka fitar tre herë Kupën e Spanjës “Del Rey”, dy herë me Betis dhe një herë me Valencian./Lajmi.net/