Joao Mario zbulon numrin e fanellës në West Ham

Joao Mario është prezantuar me fanellën e “Hammers” ku do ta mbajë numrin 18.

Sport

27/01/2018 10:51

Joao Mario është zyrtarisht futbollist i ri i West Ham United.

Mesfushori portugez është larguar nga Inter duke nënshkruar me klubin londinez, në formë të huazimit deri në fund të këtij sezoni.

Ai është prezantuar me fanellën e “Hammers” ku do ta mbajë numrin 18, përcjell “lajmi.net”.

Mario është ftuar nga menaxheri David Moyes për ndeshjen e sotme ndaj Wigan Athletic në FA Cup. /Lajmi.net/