Joao Mario bllokon Interit, refuzon dy klube
Duket se lojtari i përfaqesueses së Portugalisë Joao Mario, i ardhur me shumë bujë te Interi po mban peng merkaton e zikaltërve.
Sport
Sipas “Calciomercatos” skuadra e Interit është e detyruar të barazojë shpenzimet para se të bëj transferimin e lojtarëve si Rafinha, Ramires dhe Lisandro Lopez.
Për këtë qëllim nga drejtuesit e Inter futbollisti është nxjerë në shitje që në merkaton e janarit. Por duket se është vet futbollisti i cili po refuzon largimin pasi ka frenuar kalimin e tij te Watfordit në Angli si edhe te Sevillas e trajnerit Montela në Spanjë. Raportohet se futbollisti pret oferta nga klube që luajnë në garat europiane.
24-vjeçari i cili në vitin 2016 iu bashkua Interit për 40 milionë euro, ka pasur mundësi të tregojë vetën edhe nën urdhrat e Luçiano Spaletit, por nuk ka arritur t’ia dal.