Joao Felix flet për të ardhmen, përmend interesimin e skuadrave nga Mançesteri

Talenti portugez, Joao Felix, i cili aktualisht luan me skuadrën e Benficas, ka tërhequr vëmendje jashtëzakonisht të madhe nga skuadrat e mëdha evropiane.

Sport

25/05/2019 21:34

Benfica po e vlerëson lojtarin me një shumë prej 120 milionë eurove, por as kjo shifër nuk po i ndal gjigantët evropian.

Përkundër gjithë interesimit nga Manchester United dhe Manchester City, Felix ka insistuar se është i lumtur në Portugali.

“E ardhmja ime? Mendoj se vetëm koha do ta tregojë” ka thënë Felix për faqen zyrtare të Benfica, transmeton lajmi.net.

“Unë jam mirë këtu, jam shumë i lumtur, e admiroj klubin dhe tifozët që më duan” ka thënë tutje ai.

“Dua ta shijoj këtë moment, të luaj futboll, të bëj qejf, dhe pastaj gjërat do të rrjedhin natyrshëm. Jam shumë i lumtur tek Benfica” ka thënë ai, i pyetur për interesimin nga Premierliga.

Felix, 19 vjeçar, ka bërë debutimin e tij në gusht të vitit 2018, duke shijuar një sezon ‘ëndrrash’. /Lajmi.net/