Joao Felix dëshiron të largohet nga Atletico me çdo kusht – vetëm PSG e gatshme të bëjë lëvizje në janar

Ylli portugez, Joao Felix po kërkon rrugë për të dalë nga Atletico Madrid. Joao Felix nuk është i kënaqur me planet e skuadrës së Atletico Madrid dhe dëshiron të gjejë një strehë të re për të vazhduar karrierën e tij. Sipas raportimeve të Matteo Moretto, Felix dëshiron të largohet me çdo kusht, dhe çmimi për…

Sport

07/12/2022 13:16

Ylli portugez, Joao Felix po kërkon rrugë për të dalë nga Atletico Madrid.

Joao Felix nuk është i kënaqur me planet e skuadrës së Atletico Madrid dhe dëshiron të gjejë një strehë të re për të vazhduar karrierën e tij.

Sipas raportimeve të Matteo Moretto, Felix dëshiron të largohet me çdo kusht, dhe çmimi për të fillon nga 130 milionë euro, por formula mund të ndryshojë, përcjell lajmi.net.

Portugezi dëshiron një top skuadër dhe dëshiron të jetë protagonist.

Paris Saint-Germain është klubi i vetëm që ka hapur negociatat me agjentin e Felix, Jorge Mendes.

Thuhet se PSG janë gati të bëjnë një lëvizje për lojtarin, qysh në merkaton e janarit. /Lajmi.net/