Jo vetëm Udinese, Brojën e kërkon edhe klubi i Premierligës

Southampton është duke provuar të nënshkruajë me lojtarin e tretë të Chelseas, ngase janë afër të mbyllin marrëveshjen për huazim të sulmuesit Armando Broja.

Sport

08/08/2021 21:56

Pas blerjeve të Valentino Livramento dhe Dynel Simeu, Broja është futbollisti i tretë që e kërkon Southamptoni, transmeton lajmi.net.

Shqiptari shihet si nder lojtarët me më potencial në Premierligë, derisa ka bërë vetëm një paraqitje në kampionatin anglez, atë kur ishte në krye Frank Lampard u inkuadrua në minutën e 86-të ndaj Everton.

Pastaj, Broja u huazua te Vitesse, ku impresionoi me 11 gola në 34 ndeshje para se të rikthehet në “Stamford Bridge”.

Sipas Telegraph, Southampton është duke kërkuar që Broja të jetë zëvendësuesi i Danny Ings.

29-vjeçari kompletoi kalimin te Aston Villa, andaj edhe shqiptari mund të shihet si pasuesi adekuat në rast që kompletohet marrëveshje, ngase siç dihet edhe Udinese ka kërkuar huazimin./Lajmi.net/