Broshura me këshilla për sigurinë në trafik, Policia nis aksionin për bashkatdhetarët

Policia e Kosovës do të nisë sot në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdar fushatën vetëdijësuese “Mirë se erdhët në Republikën e Kosovës!”, e cila synon informimin dhe ndërgjegjësimin e bashkatdhetarëve për rëndësinë e sigurisë në trafik gjatë qëndrimit të tyre në vend. Hapja e fushatës do të bëhet në orën 11:00 nga drejtori i…

Lajme

10/07/2026 10:21

Policia e Kosovës do të nisë sot në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdar fushatën vetëdijësuese “Mirë se erdhët në Republikën e Kosovës!”, e cila synon informimin dhe ndërgjegjësimin e bashkatdhetarëve për rëndësinë e sigurisë në trafik gjatë qëndrimit të tyre në vend.

Hapja e fushatës do të bëhet në orën 11:00 nga drejtori i Divizionit të Trafikut, i cili do të prezantojë angazhimet policore, masat parandaluese dhe aktivitetet që do të zhvillohen në kuadër të kësaj iniciative.

Si pjesë e fushatës, Policia e Kosovës do të shpërndajë broshura informuese që përmbajnë këshilla për pjesëmarrësit në trafik dhe udhëzime praktike që duhet të respektohen nga çdo qytetar me të hyrë në Republikën e Kosovës.