Jo vetëm Rita, në Tiranë vjen edhe këngëtari i hitit “Despacito”
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dje ka konfirmuar lajmin se këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora vjen në Tiranë më 3 qershor.
ShowBiz
Koncerti që organizohet nën patronatin e Bashkisë së Tiranës, do të mbahet në sheshin “Skënderbej”, shkruan lajmi.net.
Përveç Ritës, në Tiranë do të performojë edhe artisti i njohur i hitit “Despacito”, Daddy Yankee, koncerti i të cilit mbahet më 27 korrik.
“DESPACITO” NË TIRANË! ?
Shumë i lumtur që do të mirëpresim super këngëtarin me famë botërore ?️@DaddyYankee në Tiranë, ??️?? këtë verë. ?në 27 Korrik, në Sheshin Skënderbej.???”, shkruan Erion Veliaj në njoftim.
Kujtojmë që Rita Ora ka performuar në Prishtinë me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. /Lajmi.net/