Jo vetëm extensions dhe vajra, për të patur qerpikë të gjatë duhet të hani këto ushqime

Gjithçka duhet të bëni është të hani disa ushqime të shëndetshme dhe të shijshme, nga të cilat do të përfitojë i gjithë trupi.

Lifestyle

11/07/2021 10:11

Ekzistojnë mënyra të shumta për rritjen e qerpikëve: mund të përdorni vajra esencialë ose të masazhoni qepallat. Por mënyra më e lehtë për t’i rritur ato, është të diversifikoni ushqimet tuaja të përditshme, shkruan Living.

Gjithçka duhet të bëni është të hani disa ushqime të shëndetshme dhe të shijshme, nga të cilat do të përfitojë i gjithë trupi, transmeton lajmi.net.

1. Vezët

Pse funksionojnë: Vezët janë të pasura me proteina.

Flokët dhe qerpikët janë të përbërë nga keratina. Ushqimet që janë të pasura me proteina ndihmojnë trupin të marrë sasinë e duhur të aminoacideve për të prodhuar keratinën. Veza do t’i bëjë qerpikët tuaj më të fortë dhe më të gjatë.

2. Salmon

Pse funksionon: Salmoni është një burim i acideve yndyrore Omega-3, vitaminës D dhe vitaminave B.

Çfarë bën: Acidet yndyrore Omega-3 mbrojnë qepallat që të jenë të shëndetshme në mënyrë që qerpikët të mos bien. Vitamina D dhe vitaminat B rritin qerpikët.

3. Arra

Pse funksionojnë: Arrat i japin trupit acide Omega-3 dhe vitaminë E.

Çfarë bëjnë: Acidet yndyrore së bashku me vitaminën E transportojnë gjakun dhe oksigjenin në gjëndrat e flokëve. Ajo rrit rrjedhjen e gjakut dhe forcon gjëndrat e flokëve. Ndihmon për të mbajtur në vend qerpikët dhe për t’i rritur më shpejt.

4. Frutat dhe perimet

Pse funksionojnë: Frutat dhe perimet përmbajnë vitamina A dhe C.

Çfarë bëjnë: Këto vitamina nxisin rritjen e qerpikëve dhe prodhimin e kolagjenit. Lëkura e frutave dhe perimeve përmban silicë, një mineral thelbësor që ndihmon qerpikët të bëhen të gjatë dhe të shëndetshëm.

5. Kërpudha

Pse funksionojnë: Kërpudhat janë një burim i vlefshëm i vitaminës B3.

Çfarë bëjnë: Përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe ndihmojnë në prodhimin e keratinës. Vitamina B3 stimulon rritjen e qerpikëve dhe eliminon rëna të thata dhe të brishtë. Ndihmon në riprodhimin qelizor dhe parandalon që qerpikët të mos bien.

6. Fasule

Pse funksionojnë: Fasulet përmbajnë vitaminë H dhe acid folik.

Çfarë bëjnë ata: Vitamina H rrit qarkullimin e gjakut në gjëndrat e qqerpikëve, i bën të duken më të trasha dhe parandalon që lëkura tek qepallat të thahet dhe qerpikët të bien. Ndihmon trupin tuaj të thithë aminoacidet dhe yndyrnat që janë thelbësore për qerpikët e shëndetshëm. Acidi folik parandalon që qerpikët të bëhen të brishtë. /Lajmi.net/